Fotograf/Videograf

  • Pristina, Pristina
  • Sharp Group
  • Contractor
  • On-Site

Job Description:

Si Fotograf/Videograf në Sharp Group, do të jesh përgjegjës/e për krijimin e përmbajtjes vizuale cilësore për fushata, rrjete sociale dhe materiale promovuese për klientë nga industri të ndryshme. Roli mund të jetë full-time ose project-based, varësisht nga profili dhe nevojat e projekteve. Do të punosh ngushtë me ekipet kreative dhe strategjike për të planifikuar, realizuar dhe edituar projekte që pasqyrojnë vlerat e brendit dhe objektivat e komunikimit.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Planifikon dhe realizon xhirime foto/video për klientë dhe projekte të brendshme (brief, shot list, lokacion, ndriçim, audio).
  • Krijon materiale vizuale për fushata digjitale, reklama dhe rrjete sociale (përfshirë reels/short-form).
  • Bën video montazhë (short-form dhe long-form kur kërkohet), color correction dhe eksport final sipas formateve të platformave.
  • Editon dhe retushon fotografi, si dhe përgatit materialet për publikim.
  • Bashkëpunon me ekipin e dizajnit/marketingut për të siguruar konsistencë vizuale dhe standard të njëjtë në të gjitha materialet.
  • Menaxhon dhe organizon arkivën e materialeve (emërtim, ruajtje, backup), dhe dorëzon punët brenda afateve.
  • Jep ide kreative për përmbajtje dhe storytelling vizual (bonus i madh).

Kërkesat / Kualifikimet

  • Minimum 3 vite përvojë profesionale në fotografi dhe videografi.
  • Portfolio / showreel i domosdoshëm (link ose file).
  • Njohuri të avancuara në programe të editimit:
    • Foto: Lightroom / Photoshop (ose ekuivalente)
    • Video: Premiere Pro / DaVinci Resolve / Final Cut / CapCut (të paktën njëra në nivel të lartë)
  • Kreativitet, sy për detaje, dhe aftësi të forta të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi për të punuar me disa projekte paralel dhe me afate të shkurta kur nevojitet.
  • Avantazh: njohuri bazike në marketing dhe branding; motion graphics (After Effects); drone; studio/product shoots; event coverage.

Çka ofrojmë

  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës.
  • Ambient profesional, kreativ dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional, si dhe projekte të ndryshme me klientë nga industri të ndryshme.