Menaxher Dyqani (Store Manager)

  • Pristina
  • ROI Hunting
  • Full-Time
  • On-Site
  • -

Job Description:

Drejton operacionet e përditshme të dyqanit në çdo aspekt: performancën e shitjeve, eksperiencën e klientit, inventarin, standardet vizuale dhe planifikimin e orareve të ekipit. Nxitë rritjen përmes objektivave dhe promovimeve, trajnoni dhe vlerësoni stafin, zgjidh problematikat me shpejtësi dhe përdorni të dhënat e shitjeve/stokut për ta mbajtur dyqanin fitimprurës dhe të organizuar.

Përgjegjësitë Kyçe:

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aspekteve të operacioneve të dyqanit, përfshirë shitjet, inventarin, shërbimin ndaj klientit dhe stafin.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe profitabilitetit.
  • Monitorimi dhe analizimi i të dhënave të shitjeve dhe inventarit për të marrë vendime të mirëinformuara biznesi.
  • Trajnimi dhe zhvillimi i stafit për të ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe njohuri të thella mbi produktet.
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e një ambienti pune pozitiv dhe produktiv për të gjithë punonjësit.
  • Sigurimi që dyqani të jetë i pastër, i organizuar dhe vizualisht tërheqës në çdo kohë.
  • Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve në mënyrë të shpejtë dhe profesionale.
  • Monitorimi i niveleve të inventarit për të garantuar disponueshmërinë e produkteve.
  • Zhvillimi i mbledhjeve të rregullta me stafin dhe kryerja e vlerësimeve të performancës.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin dhe implementimin e strategjive promovuese.
  • Garantimi i përputhshmërisë me politikat dhe procedurat e kompanisë.

Kërkesat:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Menaxhim Retail, ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në menaxhimin e njësive tregtare (Retail).
  • Aftësi të forta lideri dhe menaxheriale.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Preferohen njohuritë mbi pajisjet e gjuetisë dhe ato për aktivitete në natyrë (outdoor).
  • Histori e dëshmuar në rritjen e shitjeve dhe fitueshmërisë.
  • Gatishmëri për të punuar me orar fleksibël, përfshirë fundjavat dhe festat.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe sistemeve POS (arkës).
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe angleze.

Nëse jeni të motivuar, fokusuar te klienti dhe po kërkoni një karrierë premtuese në sektorin retail, aplikoni tani për t’u bërë pjesë e databazës sonë në ROI Hunting.