Korrier / Shpërndarës

  • Pristina
  • ROI Hunting
  • Full-Time
  • On-Site
  • -

Job Description:

Kjo pozitë është e përshtatshme për persona të përgjegjshëm, të përpiktë dhe dinamikë, që ndihen rehat me punën në terren, komunikimin me klientët dhe përdorimin bazik të aplikacioneve në telefon.

Aktualisht ofrohen dy forma angazhimi:

  • Full-time, me orar të plotë dhe ndërrime
  • Part-time, me orar fleksibil, sipas disponueshmërisë së kandidatit

Përgjegjësitë kryesore:

  • Marrja dhe dorëzimi i porosive në adresat e përcaktuara
  • Sigurimi që porositë dorëzohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt
  • Përdorimi i aplikacionit për pranimin dhe menaxhimin e dërgesave
  • Komunikimi korrekt dhe profesional me klientët gjatë dorëzimit
  • Raportimi i çështjeve operacionale apo vështirësive në terren
  • Respektimi i rregullave të komunikacionit dhe i standardeve të sigurisë gjatë punës

Kërkesat:

  • Patentë shoferi e vlefshme
  • Njohje e mirë e qytetit dhe zonave përreth
  • Aftësi për të përdorur aplikacione bazike në telefon
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe respektim i orareve
  • Komunikim i mirë dhe sjellje korrekte me klientët
  • Gatishmëri për punë në terren

Informata shtesë për angazhimin:

Pozita Full-Time

  • Angazhim me orar të plotë, 8 orë në ditë
  • Puna organizohet me ndërrime
  • Motoçikleta sigurohet nga kompania
  • Ofrohet pagë bazë, si dhe komision për dërgesa

Pozita Part-Time

  • Angazhim fleksibil, sipas disponueshmërisë suaj
  • Nuk ka orar fiks
  • Mjeti i transportit duhet të sigurohet nga vet kandidati
  • Pagesa realizohet përmes komisionit për dërgesa

Nëse jeni të interesuar për një mundësi angazhimi në terren, qoftë me orar të plotë apo në mënyrë fleksibile, aplikoni tani.