Akademia e Shitjes

  • -
  • ROI Holding
  • Full-Time
  • On-Site
  • -

Job Description:

ROI FOUNDATION × ROI ACADEMY × SHARP GROUP

Lansojnë Akademinë 6-Mujore të Shitjes.

Bursa të plota për 20 persona Vlerë totale 20,000 € dhe mundësi direkte punësimi.

ROI Foundation në bashkëpunim me ROI Academy dhe Sharp Group lansojnë Akademinë 6-Mujore të Shitjes, një program falas i krijuar për të përgatitur gjeneratën e re të profesionistëve të shitjes. Programi ofrohet si bursë e plotë në vlerë 20,000 për 20 pjesëmarrës, të cilët do të angazhohen paralelisht edhe në praktikë 6-mujore brenda kompanive të ROI Holding, me mundësi reale punësimi për më të dalluarit.


Çfarë do të mësoni dhe përfitoni?

  • Bazat e shitjes profesionale dhe prezantimet moderne
  • Teknikat e komunikimit, negociimit dhe mbylljes së shitjeve
  • Menaxhimin e klientëve (CRM) dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata
  • Shitjen me telefon, online dhe ballë për ballë
  • Strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C
  • Teknikat moderne të shitjes me AI dhe automatizimet praktike
  • Rolin e marketingut në shitje dhe bashkëpunimin me ekipet operative
  • Ndërtimin e pitch-eve profesionale dhe prezantimeve për klientë
  • Gjenerimin e leads cilësorë dhe kthimin e tyre në klientë realë
  • Ligjërata nga ekspertë të njohur të fushës
  • Praktikë 6-mujore në ekipet e ROI Holding me projekte reale

Kush mund të aplikojë?

Programi është i hapur për të gjithë të rinjtë me motivim për karrierë në shitje:

  • Studentë të ekonomikut, marketingut, komunikimit apo shkencave sociale
  • Persona pa përvojë pune që duan të specializohen në shitje profesionale
  • Individë që duan të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, negocimit dhe prezantimit
  • Të sapodiplomuar që kërkojnë eksperiencë praktike dhe mundësi punësimi
  • Kushdo që e sheh veten në shitje dhe ka dëshirë të rritet profesionalisht

Pse të aplikoni?

  • Program falas 6-mujor
  • Trajnime nga ekspertë të fushës
  • Praktikë 6-mujore në ROI Holding
  • Projekte reale dhe klientë realë
  • Certifikatë dhe mundësi punësimi